Lajme
DOKUMENT| Kadri Rahimaj e shndërron komunën në zyre partiake, rehaton edhe një aktivist të ri të LVV-së
Demokracia
11:08 | 21 Maj 2022

Share:

Kryetari Kadri Rahimaj është duke e shndërruar Komunën e Kamenicës në një zyrë partiake. 

Rahimaj e ka nisur sistemimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në vendet e lira të punës ngado që po ka mundësi me qeverisjen e tij lokale, shkruan Demokracia.com.

Pasi e punësoi Artan Rekën, militantin e Vetëvendosjes si IT në komunë, Rahimaj e ka rehatuar edhe një aktivist tjetër.

Në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ai e ka punësuar si asistent në DPBRZH edhe aktivistin Faik Avdyli.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për punësimin e tij në kohë të caktuar.

Avdyli nga fotografitë që ka siguruar Demokracia.com del të jetë aktivist i Vetëvendosjes.

Ai ka fotografi edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Avdyli i ishte gëzuar shumë edhe fitores së Vetëvendosjes në Kamenicë.

Vetëm një ditë më parë, Demokracia.com raportoi edhe për punësimin e një aktivisti tjetër të LVV-së në Komunën e Kamenicës.

DOKUMENT| Kadri Rahimaj vazhdon të abuzojë me pushtetin në Kamenicë, IT e punëson militantin e Vetëvendosjes me shkollë të mesme

Javë më parë, Kadri Rahimaj i kishte dhënë tender për hartimin e një strategjie për shëndetësi edhe Sami Ukës, vëllait të deputetit të LVV-së, Fitim Uka.

Demokracia.com, po ashtu, pak javë më parë raportoi se Kadri Rahimaj e kishte zgjedhur për nënkryetar Dalibor Filipoviqin nga komuniteti serb.

Ai nëpër rrjete sociale doli të jetë një nacionalist i përbetuar. Nënkryetari i Rahimajt i kishte quajtur “egërsira”, nënat gjakovare.

FOTO| Komuna e udhëhequr nga LVV-ja e emëron nënkryetar për komunitete personin që i quante nënat gjakovare “egërsira”

Ai, po ashtu, në pak muaj të qeverisjes njihet edhe për skandale të tjera.

Rahimaj ishte aksidentuar me veturën zyrtare të komunës dhe më pas e kishte fshehur. /Demokracia.com/

Kryetari i Kamenicës aksidentohet në Prishtinë, ka gati dy muaj që vetura është zhdukur

 

Të ngjashme