Lajme
DOKUMENT| “E zëvendëson ministren kur s’mund të kryejë detyrën”, vendimi i Kurtit për emërimin e zëvendësit të Nagavcit
Demokracia
15:50 | 09 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kryeministri Kurti, apo të paktën zyra e tij, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth arsyeve të emërimit të Kelmendit si zëvendësministër, por të njëjtit kryeministri “vetëm i ka dëshiruar suksese”.

Megjithatë, Demokracia.com ka siguruar vendimin për emërimin e zëvendësministrit Kelmendi, ku ajo që bie në sy është pika dy e këtij vendimi.

Në pikën dy të vendimit për emërimin e Kelmendit ndër të tjera thuhet se ai e zëvendëson ministren kur ajo mungon ose nuk është në gjendje të kryej detyrën e saj.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministrja, si dhe për zëvendësimin e Ministres kur ajo mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj”, thuhet në vendimin e siguruar nga Demokracia.com.

Emërimi i tij vije disa muaj pas dorëheqjes që dha nga kjo pozitë eksperti i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai kishte deklaruar se arsyet e dorëheqjes janë të natyrës personale dhe këtë ia kishte komunikuar edhe ministres Nagavci e kryeministrit Kurti.

Ndryshe, Taulant Kelmendin, me profesion inxhinier, është dhe kryetar i Qendrës në Pejë në Lëvizjen Vetëvendosje që nga shtatori i vitit 2022, më parë kishte qenë koordinator i partisë në këtë komunë. /Demokracia.com/ 

 

 

Të ngjashme