Lajme
DOKUMENT| Donika Gërvalla s’i duron temperaturat, shpenzon afër 2 mijë euro në aparate për ftohjen e ujit
Demokracia
22:04 | 17 Korrik 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka vendosur që t’i shpenzojë afro 2 mijë euro për blerjen e aparateve për ftohjen/ngrohjen e ujit. 

Ministrja Donika Gërvalla dhe punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës tash e tutje do të jenë më të freskuar gjatë punës së tyre.

Problemin për ujë të ftohët e kanë hequr, pasi ky institucion ka blerë disa aparate për ftohjen ujit, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me aparate për ftohjen/ngrohjen e ujit. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 16.06.2023. Data e hapjes se tenderëve: 21.06.2023. Data e nënshkrimit te kontratës: 13.07.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 3 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 2. Emri zyrtar: “HPI SH.P.K”. Vlera e përgjithshme e kontratës 1,890.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se çfarë kapacitete duhet t’i kenë këto pajisje.

“Karakteristikat: Ftohje me kompresor, kabinet magazinimi. Fuqia e ngrohjes: 550 W. Kapaciteti i ngrohjes:2-3.2 L. Rezervuari me ujë të ftohtë: min 1.2 l. Temperatura e ftohjes: 5 -10 °C. Temperatura e ngrohjes: 85 – 95 °C”.

Në fund, ministria ka treguar se furnizimet duhet të jenë plotësisht në pajtueshmëri me specifikimet teknike të parashtruara në dosje të tenderit.

“Qëllimi i kësaj kontrate është furnizimi nga operatori ekonomik si në vijim: që të përzgjidhet kontraktuesi që do bëj “Furnizim me aparate për ftohjen/ngrohjen e ujit ”në pajtueshmëri me  Aneksin nr. 1 të kësaj DT”.

Garancioni për këto pajisje duhet të jetë 12 muaj./Demokracia.com/

Të ngjashme