Lajme
DOKUMENT | Djali i vëllait të kryetarit të Shtimes renditet i pari në listën për doktor të QKMF-së
Demokracia
19:21 | 24 Janar 2024

Share:

Agon Aliu, djali i vëllait të kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliut, ka marrë më së shumti pikë në testin për Doktor të Përgjithshëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare. 

Ai i ka marrë 75 pikë, duke u renditur i pari në këtë test.

Demokracia.com në muajin dhjetor të vitit që shkoi, ka raportuar se Komuna e Shtimes kishte hapur konkurs për Doktor të Mjekësisë së Përgjithshme, ku planifikohej të rehatohej familjari i Qemajl Aliut.

Demokracia.com kishte gjetur se në listën e ngushtë ishte përzgjedhur Agon Aliu.

Më 7 dhjetor, Komuna e Shtimes hapi konkurs për pranimin e tre mjekëve në punë me kontratë të përkohshme. Gjatë ditës së sotme, Komuna e Shtimes ka bërë publik kandidatët që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për këto pozita.

Në këtë listë është edhe Agon Aliu, djali i vëllait të kryetarit Qemajl Aliu.

Se e ka familjar kryetarin Aliu, këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Agon Aliu, në një fotografi të postuar para dy viteve në rrjetin social, Facebook.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e marra nga llogaria e Facebook-ut të Aliut./Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

DOKUMENT | FOTO: Familjari i “çlirimtarit” të Shtimes përzgjidhet në listën e ngushtë për mjek

 

Të ngjashme