Lajme
DOKUMENT | Ditë zie për gratë dhe vajzat e vrara, Presidenca e huq ditën dhe e përmirëson më pas gabimin
Demokracia
15:27 | 16 Prill 2024

Share:

Një grua është vrarë sot me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë. Kjo vrasje është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre, shkruan Demokracia.com.

Organizatat e ndryshme dhe shoqëria civile kanë ‘gozhduar’ institucionet publike për reagim shumë të butë ndaj dhunuesve dhe vrasësve të grave, duke konsideruar se dorasit po janë recidivistë të veprave ndaj grave dhe po lihen në liri. E zënë në këtë situatë, Presidenca e Kosovës ka ndërmarrë një veprim. Ditën e nesërme e ka shpallë ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara. Por, Zyra e Prsidentes Osmani e ka huqur ditën e zisë.

“Shpallet zija shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore. Zija shtetërore nga pika 1 e këtij vendimi zgjatë gjatë ditës së martë, më 17.04.2024”, thuhet ndër tjera në vendimin e Presidencës, që është nënshkruar nga Vjosa Osmani.

Gabimi qëndron tek ngatërrimi i ditës, pasi që sot është e martë, ndërsa nesër kur është shpallur dita e zisë është e mërkurë. Pas përvjedhjes së këtij gabimi, zyra e Osmanit e ka përmirësuar atë duke e ndryshuar ditën. /Demokracia.com/

Të dhënat tregojnë se nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme