Lajme
DOKUMENT | Avni Zogianin e “shëtisin” nëpër zyre të zëvendësministrave, tash e bëjnë zëvendës të Hekuran Muratit
Demokracia
15:03 | 16 Nëntor 2023

Share:

Avni Zogiani nuk po bëhet rehat në pozitën e zëvendësministrit. Vetëm pas gjashtëmuajve, atij i është ndërruar ministria.

Nga pozita e Zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës., kryeministri Albin Kurti e ka “hedhur” atë në një ministri tjetër, shkruan Demokracia.com.

Zogiani nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është dërguar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për emërimin e tij si zëvendës të Hekuran Muratit.

Ky është vendimi:

Zogiani ka shërbyer në Ministrinë Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nga 1 maji i këtij viti.

Në pozitën në të cilën është emëruar Zogiani, deri sot ka qenë Resul Makreshi, i cili me vendim të Kurtit është dërguar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin për emërimin e Makreshit në MINT. /Demokracia.com/

Të ngjashme