Lajme
DOKUMENT| Asistenti i konsullit të emëruar jashtëligjshëm pritet të bëhet diplomat
Demokracia
14:51 | 19 Qershor 2023

Share:

Ilir Selmani, asistent i Konsullit të Përgjithshëm ë Kosovës në Paris të Francës, Lulzim Hisenit, së shpejti pritet të bëhet diplomat. 

Ai ka hyrë në listën e ngushtë të kandidatëve që vazhdojnë procedurën e mëtejme të rekrutimit për Grupin “Specialistë të Përgjithshëm të Shkencave Politike”, shkruan Demokracia.com.

Selmanin dikur e kishte “reklamuar” edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë që me rekomandim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Lulzim Hiseni, ishte emëruar konsull. Hiseni në vitin 2016 ka qenë Ambasador i Kosovës në Kanada. Po ashtu, Hiseni ka qenë drejtor i Departamentit të NATO-s dhe politikave të sigurisë.

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës (SHSASHJ), i kishte dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Donika Gërvalla, lidhur me disa emërime të stafit diplomatik/konsullor, që sipas tyre, janë emërime të paligjshme.

Në letrën që kishte siguruar Demokracia.com thuhej se kjo shoqata ishte e shqetësuar me faktin e emërimeve të fundit të stafit diplomatik/konsullor në misionet e Republikës së Kosovës.

“Shoqata ka vrenjtur dhe e konsideron të papranueshme faktin që me këtë ftesë nuk është kërkuar plotësimi i kriterit të ligjshmërisë së gradave, në këtë kuadër patëm kërkuar me ngulm që të mos merren parasysh gradat e dhëna jashtë komisionit të gradave dhe kandidatët mund të konkurrojnë vetëm për pozitat që kërkohet grada e dhënë në mënyrë të jashtëligjshme. Për fat të keq kërkesa jonë është injoruar në tërësi dhe së fundmi kemi mësuar se janë emëruar në misione diplomatike/konsullore zyrtarë gardat e të cilëve janë marrë në mënyrë të kundërligjshme”, thuhej në reagimin e tyre, përcjell Demokracia.com.

Kjo shoqatë specifikisht kishte shprehur shqetësime lidhur me emërimin e Konsullit të Përgjithshëm në Strasburg, Lulzim Hisenit.

Sipas tyre, Hiseni që ishte emëruar me gardën Ministër Këshilltar, i njëjti është ngritur për dy grada në të njëjtën kohë, siç thonë ata, në mënyrë të kundërligjshme, pa kaluar në Komisionin për Grada dhe Disiplinë nga Sekretari i Parë në Ministër Këshilltar./Demokracia.com/

Të ngjashme