Lajme
Dogana parandalon mallra të falsifikuara
Demokracia
16:02 | 28 Shtator 2022

Share:

Oficerët doganor gjatë muajit shtator kanë ndërmarrë veprime në mbrojtjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një njoftim për media, ku si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 copë si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”.

“Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme