Lajme
Dogana konfiskon dhjetë “Iphone 14”, në Aeroportin e Prishtinës
Demokracia
13:09 | 17 Shtator 2022

Share:

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës kanë realizuar një operacion të titulluar “Iphone 14” e si rezultat kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë telefonave të llojit Iphone 14 i cili sapo ka dalë në treg.

“Mbrëmë oficerët doganor në Aeroport, kanë realizuar planit operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë (10) telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse”, përfundon njoftimi.

 

 

 

Të ngjashme