Lajme
Dogana aksion në barnatore, sekuestrohen barna të kontrabanduara
Demokracia
17:11 | 07 Maj 2022

Share:

Dogana e Kosovës ka kontrolluar nëntë barnatore në të cilat janë gjetur barna të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në njoftimin e Doganës thuhet se të gjashtë subjekte janë hasur në 1000 artikuj produkte farmaceutike të kontrabanduara, përcjell Demokracia.com.

“Njësitet e Doganës së Kosovës  kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./Demokracia.com/

Të ngjashme