Lajme
Dodik në Moskë takohet me Putinin
Demokracia
19:08 | 20 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë ka pritur anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Lideri i serbëve të Bosnjës, i njohur për qëndrimet e tij pro-Rusi, është nën sanksione të SHBA-së që nga janari, pasi administrata e Joe Bidenit e akuzon atë për “aktivitete korruptive” që rrezikojnë destabilizimin e rajonit.

Dodik i ka quajtur akuzat si “gënjeshtra monstruoze”.

Mediumet në Bosnjë thonë se Dodik është në mesin e politikanëve në dhjetëra shtete të cilët që nga viti 2014 janë paguar nga Rusia në shkëmbim të shtrirjes së ndikimit pro-Kremlin.

Sipas dokumenteve të inteligjencës amerikane, Rusia ka shpenzuar afro 300 milionë dollarë për fushata të tilla.

 

Të ngjashme