Lajme
Dodik me plan serbo-rus për Bosnjën: E kemi ndalur përkohësisht shkëputjen për shkak të luftës në Ukrainë
Demokracia
23:13 | 06 Qershor 2022

Share:

Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj negative i kanë detyruar udhëheqësit serbë të Bosnjës të shtyjnë planet për tërheqjen e rajonit të tyre nga institucionet kombëtare të B&H-së, tha sot anëtari serb i presidencës kolektive, Milorad Dodik, transmeton Demokracia.com.

Në dhjetor, parlamenti i Republika Srpskës votoi për të shkëputur lidhjet me forcat e armatosura të Bosnjës, gjyqësorin dhe sistemin e taksave, në një propozim jodetyrues që do të hapte rrugën për shkëputje.

Dodik – forca shtytëse pas një plani që shkaktoi krizën më të keqe politike në Bosnje që nga fundi i luftës së viteve 1990 dhe filluan sanksionet kundër tij nga Londra dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet nga Bashkimi Evropian – tha se ai (plani) do të zbatohej brenda kësaj jave.

Megjithatë, kushtet e ndryshuara politike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë kanë çuar në vonesa, tha Dodik, planet e të cilit mbështeten nga Moska.

Plani secesionist nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë, tha Dodik gjatë një sesioni parlamentar që ai mblodhi për të fituar mbështetje kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi ndaluar realizimin e konkluzioneve tona në lidhje me tërheqjen (të serbëve të Bosnjës) nga organet shtetërore,” tha Dodik.

Dodik tha se Republika Srpska dëshiron të “ruajë neutralitetin” kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën dhe se ai është kundër sanksioneve ndaj Rusisë, duke përsëritur qëndrimin e mbrojtësit të saj, Serbisë, si i vetmi vend evropian që refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme