Lajme
“Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, Stradner reagon për raportimet e mediave ruse pasi Kosova mbylli komunat paralale
Demokracia
09:32 | 03 Shkurt 2024

Share:

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave ruse pasi Kosova ka mbyllur 7 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në vend.

Ajo me ironi ka thënë se Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”, derisa ka ndarë disa nga titutj.

“Lajmet e mëngjesit të sotëm: Titujt e bujshëm “Enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar” dhe Vuçiq do të kontaktojë Rusinë dhe Kinën. Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”. Kanalet e të djathtes ekstreme ne Telegram kanë filluar të nxisin se spastrimi etnik kundër serbëve ka filluar. Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme