Lajme
“Do të ekzistojë përgjithmonë”, Smajljaj kritikon presidenten Osmani
Demokracia
16:28 | 11 Prill 2023

Share:

Politologu Avdi Smajlaj ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për intervistën e saj të fundit për gazetën “The Sun”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presidentja duhet ta largojë nga fjalori i saj fjalinë se shteti i Kosovës “do të ekzistojë përgjithmonë”.

Sipas tij, sa më shumë që përmendet ky term, aq më shumë bëhet temë.

“Sa më shumë që përmenden ‘do të ekzistojë përgjithmonë’, ‘nuk do të kthehemi’ e të ngjashme, aq më shumë bëhen tema këto çështje. Andaj në diskursin politik do të duhej menjanuar tërësisht këto çështje. Përndryshe paraqiten si dilema e konteste nga dikush jashtë, e rrjedhimisht bëhen edhe tema brenda dhe jashtë”, ka shkruar Smajlja.

Të ngjashme