Lajme
Djali i deputetes Kollçaku nuk heq dorë nga bursa, e vlerëson veten si të “suksesshëm”
Demokracia
19:41 | 24 Prill 2022

Share:

Pas raportimit të Demokracia.com se djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka marrë rekomandim nga ministria e Arbëria Nagavcit për bursë në Hungari, tani ka reaguar edhe vetë djali i saj, Elion Kollçaku.

Para tij kishte reaguar edhe koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Taulant Kelmendi, i cili kishte deklaruar se vëllai i tij ka hequr dorë nga bursa dhe këtë e kishte bërë me qëllim të nxitjes së reagimit publik ndaj mediave, që ai i quan portale dezinformuese dhe tendencioze.

Përmes një statusi në Facebook, Elion Kollçaku është përpjekur të arsyetojë rekomandimin e ministres së Arsimit, duke i fajësuar gazetarët.

Elion Kollçaku e ka vlerësuar veten si tejet të suksesshëm, duke pretenduar që gazetarët nuk po ia falin atij “sukseset”.

“Për ata që çdo gjë të falin përveç suksesit, po iu kujtoj që unë, Elion Kollçaku, jam:

Studenti më i dalluar i gjeneratës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës (dhe në çdo vit bursist i Universitetit), me notën mesatare më të lartë;

Studenti më i dalluar i gjeneratës në Magjistraturë Shkencore, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, me notë mesatare 10 (gjithashtu, bursist).

Për habi, nga disa gazetarë, që në këtë rast më vjen keq t’i quaj kolegë, nuk u ngritën si çështje kurrë deri tani këto më sipër! Kanë harruar të njëjtit se bursat ndahen në bazë të disa kritereve, e ku më i rëndësishmi është suksesi në studime!

Por, këtë pikërisht, SUKSESIN, këta nuk ta falin!

Vazhdojmë me PhD!”, ka shkruar djali i deputetes së LVV-së. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Pas raportimit të Demokracia.com reagon koordinatori i LVV-së në Pejë, heq dorë nga bursa vëllai i tij

EKSKLUZIVE: Ministria e Nagavcit rekomandon për bursa djalin e deputetes Kollçaku dhe militantët e LVV-së (DOKUMENTE)

 

Të ngjashme