Lajme
Pas raportimit të Demokracia.com reagon koordinatori i LVV-së në Pejë, heq dorë nga bursa vëllai i tij
Demokracia
17:19 | 24 Prill 2022

Share:

Pas raportimit të Demokracia.com lidhur me favorizimin me bursa që ministria e Arbërie Nagavcit ia kishte bërë militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me titull: “EKSKLUZIVE: Ministria e Nagavcit rekomandon për bursa djalin e deputetes Kollçaku dhe militantët e LVV-së (DOKUMENTE)”, ka ardhur edhe heqja dorë e parë prej bursës.

Në një reagim publik të dërguar edhe në adresë të Demokracia.com në rrjetet sociale, koordinatori i Qendrës së LVV-së në Pejë, Taulant Kelmendi, vëllai i të cilit kishte marrë rekomandim për bursë nga ministria e Nagavcit, ka konfirmuar se vëllai i tij ka hequr dorë nga bursa dhe nuk do të udhëtojë drejt Hungarisë për t’i kryer studimet e doktoraturës.

Këtë, koordinatori i Qendrës së LVV-së në Pejë, ka thënë se vëllai i tij po e bën me qëllim të nxitjes së reagimit publik ndaj mediave, që ai i quan portale dezinformuese dhe tendencioze.

Po ashtu, në reagimin e tij politik, Kelmendi tenton ta manipulojë publikun, duke thënë se vëllai i tij është nominuar për këtë bursë në Universitetin e Szegedit dhe në Universitetin e Debrecenit, sepse përzgjedhja e tij është bërë nga komisione të veçanta në universitetet e lartëpërmendura, gjë që nuk është e vërtetë, sepse vlerësimet dhe rekomandimet janë bërë drejtpërdrejt nga MASHTI.

Po ashtu, për bursë është rekomanduar edhe djali i deputetes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila gjithashtu vjen nga Komuna e Pejës.

Demokracia.com ka mësuar se ndaj rekomandimeve të MASHTI-it për bursa tashmë janë edhe disa ankesa të studentëve që pretendojnë se janë eliminuar padrejtësisht.

Ky është reagimi pa ndërhyrje i Koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Pejë ndaj raportimit të Demokracia.com:

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE: Ministria e Nagavcit rekomandon për bursa djalin e deputetes Kollçaku dhe militantët e LVV-së (DOKUMENTE)

 

Të ngjashme