ShowBiz
DJ PM dhe DJ Dagz bëjnë tatuazhin e njëjtë ‘live’ në emision
Demokracia
15:23 | 06 Mars 2022

Share:

Dy DJ-të nga Kosova, PM dhe Dagz janë bërë ndër emrat më të komentuar në mediet rozë që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.

Ndonëse nuk arritën në finalen e madhe të spektaklit, të dy përveç famës kanë fituar edhe simpatinë e publikut dhe shumë fansa kudo ku ka shqiptarë.

Dhe pavarësisht angazhimeve me mbrëmje të shumta muzikore, PM dhe Dagz së fundmi kanë qenë të ftuar edhe në emisionin “Why Not” me Roza Latin.

Dyshja e njohur kanë folur për eksperiencë e tyre në shtëpinë e famshme dhe dy partneret, Sarah Berishën dhe Einxhel Shkira.

Por, përgjatë emisionit moderatorja e njohur u ka kërkuar që ata të mbajnë një premtim të cilin e kishin dhënë edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB VIP.

DJ-të kishin deklaruar se ata planifikojnë që të bëjnë tatuazh të njëjtën me emrat e tyre artistik, e të cilin e bën pikërisht gjatë emisionit.

“I’ts PM to the DAGZ now ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.

Ndërkohë, kujtojmë që Pajtim Krasniqi (emri i plotë i PM) dhe Arbër Gumnishta (emri i plotë i Dagz) prej vitesh njihen si DJ, të cilët në shumicën e herëve performojnë së bashku.

Ndryshe, pas daljes nga BBV dyshja kanë lansuar këngën “Hana” në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që u prit mirë nga publiku dhe deri tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube.

Të ngjashme