ShowBiz
Ditëlindja e 30-të: Georgina Rodriguez mahnit me linjat trupore nga ishujt Maldive
Demokracia
17:08 | 28 Janar 2024

Share:

Influencuesja dhe ylli i rrjeteve sociale, Georgina Rodriguez, ka festuar ditën e djeshme (e shtunë) ditëlindjen.

E lindur më 27 janar të vitit 1994, bukuroshja nga Argjentina ka mbushur plot 30 vjet.

Me këtë rast, modelja ka zgjedhur që këtë vit të festojë me familjen në ishujt Maldive.

Foto: Screenshot/Instagram

Marrë parasysh që shquhet për fizikun atraktiv dhe format e bujshme, Georgina nuk ka munguar me disa poza në rrjete sociale.

E njëjta është shfaqur në bikini duke vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

“E bekuar, e lumtur. 30”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Në një fotografi tjetër, Rodriguez shihet të ketë kaluar përvjetorin me familjet dhe personat e dashur.
Ata kanë bashkë dy fëmijë, ndërkohë që Cristiano Ronaldo ka edhe tre të tjerë.

Të ngjashme