Sport
Dita e pestë e Botërorit: Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit zbresin në fushë, këto janë përballjet e të enjtes
Demokracia
22:46 | 23 Nëntor 2022

Share:

Dita e pestë e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar vazhdon të enjten me katër takimet e radhës të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Takimi i parë i ditës luhet nga ora 11:00. Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit luan me Kamerunin në takimin e Grupit G, shkruan Demokracia.com.

Tri orë më vonë, Uruguaji është nikoqir i Koresë së Jugut në Grupin H.

Ora 17:00 është rezervuar për duelin tjetër të po atij grupi. Portugalia e Cristiano Ronaldos ballafaqohet me Ganën.

Dita e katërt e Botërorit përmbyllet nga ora 20:00 me duelin ndërmjet Brazilit favorit dhe fqinjit verior të Kosovës, Serbisë.

ORARI dhe ÇIFTET e plota:

11:00: Zvicra – Kameruni

14:00: Uruguay – Korea e Jugut

17:00: Portugalia – Gana

20:00: Brazili – Serbia. /Demokracia.com/

Të ngjashme