Lajme
Disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë
Demokracia
20:40 | 04 Korrik 2023

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kryeqyteti mund të mbetet pa ujë.

KRU “Prishtina” ka thënë se ka pasur defekt në linjën e KOSTT-it dhe se impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Si pasojë, probleme me ujë ka pasur Podujeva e që pritet të ndikohet edhe Prishtina.

“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës. Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Të ngjashme