Lifestyle
Disa këshilla dhe truke për çiftet që zihen shumë
Demokracia
17:51 | 29 Shtator 2022

Share:

Tomi dhe Xherri janë shumë argëtues për t’u parë në televizion, por të kesh një marrëdhënie reale që imiton të tyren mund të jetë irrituese. Grindjet, debatet apo mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes një çifti krijojnë tensione dhe vendime të pamenduara mirë.

Nëse e keni përjetuar këtë ndjesi dhe dëshironi që gjërat të ndryshojnë për mirë, atëherë lexoni këto këshilla dhe truke për çiftet që kanë zënka të shpeshta në mënyrë që të minimizojnë përplasjet mes tyre.

1. Shmangni grindjet nëpërmjet mesazheve

Kur jeni larg partnerit është e natyrshme që edhe grindjet të bëhen në mënyrë dixhitale. Sidoqoftë, sjellja agresive pasive apo edhe mesazhet, të cilat shpeshherë mund të keq interpretohen mund të rrisin debatet. Përpiquni të takoheni personalisht për t’i folur gjërat në vend që të dërgoni mesazhe.

2. Përpara se t’i flisni keq partnerit ndaloni dhe mendohuni pak

Mund të jetë e nevojshme një ‘luftë’ fjalësh me dikë kur mendon se ai të ka bërë keq. Por ka disa fjalë që nëse i shqiptojmë në nerva e sipër nuk mund t’i kthejmë pas. Ato mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në marrëdhënien tuaj, prandaj ndaloni disa sekonda për ta menduar fjalinë përpara se ta thoni.

3. Të shkosh në shtrat për të shmangur një grindje mund të jetë veprimi më i duhur

Shpesh dëgjoni se nuk duhet të flini kurrë të zemëruar me partnerin. Megjithatë është në rregull të shtriheni ose thjesht të largoheni për t’u qetësuar gjatë një debati. Ky veprim mund të të ndalojë të thuash ndonjë fjalë të pamenduar që mund ta lëndojë tjetrin. Ndoshta kur të zgjoheni të nesërmen do t’i shihni gjërat nga një tjetër perspektivë.

4. Mundohuni të thoni çfarë ndjeni pasi partneri juaj nuk mund t’ju lexojë mendjen

Një nga mënyrat më të mira për të trajtuar problemin është të përshkruani pse ju shqetëson. Edhe pse partneri juaj mund t’ju dojë pa kushte, ai mund të jetë i pavetëdijshëm për mënyrën sesi mendoni dhe ndjeni në lidhje me çështje të ndryshme. Përdorni fjalët për t’i identifikuar ato dhe për t’i dhënë fund grindjes.

Të ngjashme