Lajme
Dikush e denoncon, Policia e arreston një person në Klinë për armëmbajtje pa leje
Demokracia
16:35 | 04 Shtator 2023

Share:

Një person në Klinë u arrestua paraditen e sotme për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se arrestimi pasoi një denoncim se në rrugën “Ukë Zeneli” në Klinë një person posedon armë.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nё vendin e ngjarjёs Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar njё armё (pistoletё) prodhim çekosllovak, dy karikatorë dhe 52 fishekë të kalibrit 7.65mm.

“Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve””, thuhet në njoftim.

Të ngjashme