Sport
Dikur tifozët dhuruan gjakun e tyre për të mbajtur gjallë klubin, sot Unioni i Berlinit kryeson në Bundesligë
Demokracia
13:54 | 12 Shtator 2022

Share:

2 nëntor 2019 ishte një ditë e mrekullueshme për Bundesligën, sepse derbi i parë në histori u luajt midis Hertha-s dhe Unionit, skuadra e parë e Berlinit Lindor që fitoi promovimin në Bundesligën gjermane.

Që nga ai moment, Union Berlin ka vazhduar të jetë pjesë e elitës dhe sezoni 2022/23 u hap me fitoren e tyre 3-1 në derbi, që ndodhi në javën e parë.

Një gëzim i madh për një klub që në të kaluarën është përballur me momente shumë të vështira në të cilat dashuria e tifozëve ka lejuar të shmanget më e keqja.

STADIUM I RIKONSTRUKTUAR

Klubi rrezikoi të humbiste licencën dhe falimentimin në vitin 2008, por 2500 tifozë dolën vullnetarë për të rindërtuar stadiumin.

Gazetari gjerman Jacob Sweetman ka rindërtuar rrugën e bërë nga Union dhe njerëzit e tij: “Klubi është i tifozëve, pa ta Union Berlin nuk do të ishte asgjë. Ata u ngritën dhe rindërtuan stadiumin që sot pret 22,000 spektatorë, aty mund të ndjesh se stadiumi i përket atyre njerëzve dhe askujt tjetër”.

ÇËSHTJA E GJAKUT

Sot Bundesliga është një realitet, por në të kaluarën mbajtja gjallë e skuadrës nuk ka qenë e lehtë siç shpjegohet nga Sweetman: “Në Gjermani të paguajnë nëse dhuron gjak. Tifozët e bënë këtë për të marrë para për t’i dhënë klubit në mënyrë që të mos falimentonte.”

Christian Arbeit, shefi i komunikimit për Union Berlin, konfirmoi se fushata “Bleed for Union” u krijua nga tifozët: “Kjo tregon se çfarë kanë dhënë njerëzit për ekipin. Nëse skuadra jonë shënon, stadiumi shpërthen dhe ka një zhurmë vërtet shurdhuese”.

Të ngjashme