Lajme
Dikur ishte fëmijë obez, tani nuk mund ta njihni pas kilogramëve që ka humbur
Demokracia
10:08 | 22 Shkurt 2021

Share:

Fëmija më i shëndoshë në botë tani është i panjohur pasi arriti të heqë më shumë se gjysmën e peshës së tij trupore.

Arya Permana, 14 vjeç, që njihej si fëmija më i shëndoshë tani po inkurajon të tjerët të ndjekin një dietë të shëndetshme për të përmirësuar shëndetin, shkruan Demokracia.com.

Fëmija që habiti mjekët sepse peshonte 190 kg kur ishte 11 vjeç, tani peshon 80 kg.

Arya e kishte të pamundur të vishte rroba për shkak të peshës së tij, madje nuk mund as të ecte nga kilogramët e tepërt çka e ndaloi atë të shkonte në shkollë.

Tërë ditën ai e kalonte duke ngrënë ushqime të pashëndetshme por tani jeta e djaloshit ka ndryshuar.

Pas pesë vitesh me dieta dhe ushtrime të ndryshme, Permana arriti të humbasë plot 110 kg, duke përmirësuar shëndetin e tij dhe filloi të marrë jetën në dorë.

Tani ai vijon mësimet dhe këshillon të gjithë personat që vuajnë nga mbipesha të kujdesen për shëndetin e tyre.

Ai rekomandoi se dieta më e mirë nuk është ajo strikte, por graduale. Duke zvogëluar sasinë e ushqimit gradualisht mund të arrish të humbasësh peshën e tepërt.

Arya tani ha vetëm 3 vakte në ditë, dhe u është larguar ushqimeve të shpejta, duke i zëvendësuar ato me pemë, perime dhe ushqime të shëndetshme. /Demokracia.com/

Arya, 14, who weighed an eye-watering 30 stone aged just 11 (pictured), now weighs an impressive 13 stone and is encouraging others to follow a healthy diet.

Arya had been so large that no clothes would fit him properly - and now they his t-shirts drown him

The school pupil had baffled doctors five years ago when they saw pictures of him as a morbidly obese child

Arya looks down at the shorts he used to wear before he shed more than half of his body weight

Arya, since losing the bulk of his weight, can now climb trees and ride a motorcycle. He also exercises for two hours a day (pictured)

Të ngjashme