Lajme
Dhurimi i gjakut| Sot ushtarët e Mitrovicës, nesër të Prishtinës
Demokracia
20:40 | 28 Gusht 2023

Share:

Mision e kanë mbrojtjen e vendit dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët. Por të hënën, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë ofruan edhe diçka nga trupi i tyre për kosovarët.

Personeli dhuroi gjak vullnetarisht, proces ky që e bëjnë dy herë në vit për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ky veprim human ndiqet edhe nga regjimentet tjera në mbarë vendin. Këtë vit, deri më tani kanë dhuruar Prishtina e Istogu.

Aktivitetin tashmë tradicional do ta vazhdojë të martën pjesa tjetër e ushtarëve të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, e të mërkurën kolegët e tyre në Gjilan.

Të ngjashme