Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ajo ka publikuar këngën e re “Gajde”, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtaren Elvana.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, me një paraqitje të mahnitshme të artistes.
Besohet që kjo këngë do të ketë edhe pëlqimin e publikut, ndonëse akoma pa u bërë 24 orë ka grumbulluar afro një milion klikime.
Krahas realizimeve të reja muzikore, Dhurata po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe me koncerte.