Lajme
Dhunohet një femër në një motel në qytetin e Gjilanit
Demokracia
11:15 | 20 Janar 2021

Share:

Dje rreth orës 08:00 të mëngjesit është arrestuar një person mashkull në Gjilan, pasi që që dyshohet se në një motel ka dhunuar viktimën femër.

“Gjilan 18.01.2021 – 08:00Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare”, raporton Policia e Kosovës, përcjell Demokracia.com

Viktima pas kësaj ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intevistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

”Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, tutje thuhet në raportin 24 orësh./Demokracia.com

Të ngjashme