Sport
Dhunë në futbollin italian, sulmohet me armë makina e presidentit të klubit
Demokracia
17:24 | 23 Shkurt 2023

Share:

Dhuna kthehet në futbollin italian e në formën më të keqe të mundshme. Në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Brescia Calcio, Luigi Micheli, bëri të ditur ngjarjen e rrezikshme.

Ditët e fundit disa persona të panjohur kanë tentuar të sulmojnë presidentin Massimo Cellino. Një grup i vogël pseudo tifozësh e kanë pritur Cellino në dalje të qendrës sportive Torbole, të “armatosur” me rripa. Një agresion që do të pasohet me një denoncim në forcat e rendit.

Një episodi i rëndë ka ndodhur edhe në Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit. Makina e trajnerit të Virtus (që luan në Serie C) Antonio Calabro u qëllua nga dy të shtëna, ndërsa ishte parkuar poshtë shtëpisë. Tekniku puliez ka bërë një denoncim pranë Karabinierëve ndaj personave të panjohur.

Ky është shënimi i lëshuar nga Virtus: “Shoqëria mëson me shqetësim lajmin që përfshin teknikun Antonio Calabro. Ai ishte viktimë sonte e një episodi shumë të rëndë, që ndodhi nën shtëpinë e tij në Melendugno (Le). Shoqëria, komuniteti dhe i gjithë mjedisi futbollistik frankavilez shpreh solidaritetin dhe afërsinë me trajnerin Antonio Calabro, viktimë e këtij akti burracak”.

Të ngjashme