Lajme
“Dhjetëshi” i UÇK-së | Rexhep Selimi feston ditëlindjen në Hagë, vërshojnë urimet në rrjete sociale
Demokracia
17:46 | 15 Mars 2024

Share:

Dhjetëshi i UÇK-së, Rexhep Selimi, që ishte lajmëtari i parë se Kosova tashmë e kishte ushtrinë e dalë nga populli, me daljen e parë publike më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skenderajt, sot feston ditëlindjen e tij të 53-të.

Rexhep Selimi, i cili është edhe njëri prej themeluesve të UÇK-së, që disa vite me radhë po e feston ditëlindjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahet se bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe dy ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, pasi mbi ta rëndojnë disa akuza të ricikluara për krime lufte, shumica e të cilave janë raste të gjykuara më herët në Kosovë e Hagë, shkruan Demokracia.com.

Edhe këtë vit, njëjtë si viteve të kaluara, shumë personazhe të njohura postuan urime për Selimin nëpër rrjete sociale për ditëlindjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila njëherësh është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, publikoi një fotografi karakteristike të Rexhep Selimit nga koha e luftës, me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen R’10”.

Gëzuar ditëlindjen R’10

Posted by Shqipe Mehmeti Selimi on Friday, March 15, 2024

 

Edhe vëllai i tij, Ramadan Selimi, në ditën e lindjes së 10-shit të UÇK-së tha se çdo ditë e më shumë po vërehet mungesa e Rexhës.

“Urime datëlindja vëlla Rexhë! Të urojë shëndet, jetë të gjatë dhe k’thim sa më parë në familje! Çdo ditë e më tepër po e ndjejmë mungesën tënde, por kam besim se drejtësia do të triumfoj dhe të ktheheni në Kosovë bashk me shokët tuaj.”, shkroi Ramadan Selimi.

Urime datëlindja vëlla Rexhë!
Të urojë shëndet, jetë të gjatë dhe k’thim sa më parë në familje!
Çdo ditë e më tepër po e…

Posted by Ramadan Selimi on Thursday, March 14, 2024

Një urim të veçantë për Selimin kishte edhe miku i kamotshëm i tij, Hektor Beqiri, i cili është afarist i njohur në diasporë dhe Kosovë. Ta kesh mik Rexhep Selimin, Beqiri tha se është fat i madh.

“10-shi i UÇK-së, sot e ka ditëlindjen! Jeta e Rexhës ishte gjithnjë në shërbim të atdheut, në shërbim të Kosovës. Miqësia me Rexhën ishte gjithnjë e sinqertë, me respekt të ndërsjelltë e korrektësi maksimale. Është vërtet fat i madh ta kesh mik, Rexhën. Aq më shumë, ta kesh mik që shumë dekada! Kjo është edhe një tjetër ditëlindje që atë po e gjen në mes të mureve të padrejtësisë. Por, po e gjen të pathyeshëm, të panënshtruar, me gjithë shokë, siç ishin edhe në ditët më të vështira të jetës! Gëzuar ditëlindjen, mik i mirë. Festofshim shumë shpejt të gjithë së bashku!”, u shpreh Beqiri në urimin e tij.

10-shi i UÇK-së, sot e ka ditëlindjen!

Jeta e Rexhës ishte gjithnjë në shërbim të atdheut, në shërbim të Kosovës….

Posted by Hektor Beqiri on Friday, March 15, 2024

 

Urime për Selimin kishin edhe analistë, veçanërisht ata që merren me sigurinë.

Analisti Drizan Shala për Rexhep Selimin tha se është me shpresë se në ditëlindjen e radhës do të jetë në liri.

“Urime ditëlindjen Rexhep Selimi ! Miqësia jonë e gjatë kohore ishte dhe do të mbetet një themel i fortë i trimërisë dhe bujarisë të krijuar përgjatë viteve në sferën profesionale, atdhetare etj. 10shi, le të festojmë ditëlindjen e radhës në liri me miq të idealit që mundësuan çlirimin dhe lirin e vendit tonë !”, u shpreh Shala.

Urime ditëlindjen Rexhep Selimi !

Miqësia jonë e gjatë kohore ishte dhe do të mbetet një themel i fortë i trimërisë dhe…

Posted by Drizan Shala on Friday, March 15, 2024

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, ia uroi Selimit ditëlindjen duke i dëshiruar kthim të shpejtë në vendlindje.

“Rexhep Selimi Urime ditëlindja miku im! Të dëshiroj shendet e kthim të shpejtë në Kosovën për të cilën ke ba sakrifica mbinjerëzore!”, tha Selmanaj në postimin  e tij. /Demokracia.com/

Rexhep Selimi

Urime ditëlindja miku im!

Të dëshiroj shendet e kthim të shpejtë në Kosovën për të cilën ke ba sakrifica mbinjerëzore!

Posted by Rasim Selmanaj on Friday, March 15, 2024

 

Të ngjashme