ShowBiz
Dhjetë milionë klikime për këngën “E keni dit” të Romeos dhe Ledri Vulës
Demokracia
23:08 | 21 Korrik 2023

Share:

Romeo Veshaj dhe Ledri Vula rreth një muaj më parë sollën këngën e tyre të parë.

“E keni dit” titullohet ky projekt, në të cilin është i përfshirë edhe artisti Klementi.

I njëjti i ka dhënë më shumë lezet kësaj kënge, e cila momentalisht është shndërruar në hit.

Foto: Screenshot/Instagram

Projekti në fjalë u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për një muaj ka grumbulluar dhjetë milionë klikime në platformën YouTube.

Sukesit i janë gëzuar edhe vet artistët, të cilët e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Ohooo 10 milionë, ju dua të gjithëve”, ka shkruar Veshaj.

Veç kësaj, të njëjtit janë më se të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

Të ngjashme