Kuriozitete
Detektori metalik del shpëtues kur propozimi në plazh shkon keq
Demokracia
07:27 | 01 Prill 2022

Share:

Një i panjohur me një detektor metali i ka ardhur në ndihmë një çifti britanik që e humbi unazën vetëm pak çaste pasi u fejuan në një plazh.

Joe McGrath, 26 vjeç, i propozoi të dashurës së tij, Becky, 28 vjeçe, në një plazh të Anglisë afër vendit ku ajo u rrit, por kur ata po përgatiteshin të largoheshin nga plazhi pak kohë më vonë, zbuluan se unaza i kishte rënë në rërë.

“Fillimisht mendova se do të ishte një nga ato gjëra për të cilat do të qeshnim dhe do ta gjejmë menjëherë, por pas pesë minutash fillova të mendoj se “kjo situatë u bë serioze tani”, tha McGrath për BBC, transmeton Klan Kosova.

McGrath tha se gjeti një detektor metali për shitje aty pranë, por blerja prej 26 dollarësh doli të mos ishte shumë e dobishme.

“Thjesht nuk funksionoi fare. Nuk e di se çfarë po gjente, por sigurisht që nuk po gjente metal”, tha ai.

McGrath iu drejtua një grupi lokal të zbulimit të metaleve në Facebook për ndihmë dhe lutja e tij u përgjigj nga Marc Robinson.

Robinson, duke përdorur detektorin e tij funksional të metalit, ishte në gjendje ta gjente unazën në pak minuta.

McGrath shtoi se Robinson ia shpëtoi ditën.

“Unë e kam planifikuar këtë për shumë vite dhe kam menduar për gjithçka. Epo, gjithçka përveç faktit që unaza mund të zhduket”, tha ai. “Unë vetëm dua të them se Marc është një legjendë dhe ishte engjëlli ynë mbrojtës atë ditë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë atë”.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024