Detaje të reja nga ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Korçë, ku nëna ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në valixhe, duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja makabre ka ndodhur në lagjen 15 në qytet. Po bëhet ekspertiza e fëmijës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se nëna ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Mësohet se ajo jetonte e vetëm në banesë, ku edhe ka kryer lindjen e fëmijës së saj. Fëmija është konstatuar nga bashkëshorti i gruas, i cili ka qenë emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer së fundi në Korçë.
Ai ka ndjerë erën e rëndë që vinte nga dollapi, ku dhe më pas ka konstatua e valixhen ku ishte trupi i pajetë i foshnjës.
Burime bëjnë me dije se bashkëshorti ka mohuar atësinë e fëmijës, pasi sipas tij ai ndodhej prej më shumë se një viti në shtetin grek.
Ka ende shumë pikëpyetje se kush e ka asistuar lindjen e foshnjës në banesë.
Mësohet se çifti ka dhe një djalë më të rritur, i cili po ashtu vuan nga autizmi. Fqinjët shprehen se gruaja ka shfaqur vazhdimisht probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që burri i saj ikte dhe vinte shpesh në shtetin grek.