Lajme
Detaje të reja lidhur me policin që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se bëri vetëvrasje
Demokracia
20:36 | 01 Mars 2021
Foto: Radio 1

Share:

Një polic në Pejë po dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasditen e së hënës.

Pasditen e së hënës, një polic nga Peja është gjetur i vdekur dhe dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë,

“Pasi që është pranuar informata, njësitë relevante policore së bashku me prokurorin e krimeve të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas konstatimit të vdekjes së tij, dyshimet fillestare janë se është kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Pasi t’i pranojmë raportet e IML-së do të mësojmë më shumë”, deklaroi Nikçi për Demokracia.com.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 të së hënës. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Gjendet i vdekur një polic në Pejë

Të ngjashme