Kuriozitete
Detaje interesante për jetën e Putinit| Nga testimi i çdo vakti me frikën e helmimit te zgjimi i vonë dhe dieta strikte
Demokracia
14:07 | 19 Mars 2022

Share:

Vladimir Putinit i pëlqen të zgjohet vonë dhe refuzon të ngrihet nga shtrati shumë kohë përpara se t’i shërbehet mëngjesi në mesditë.

Shumë detaje mbi jetën e Presidentit rus mund të quhen të dyshimta në rastin më të mirë, duke qenë se ato vijnë nga makineria propagandistike e vendit.

Por falë “gërmimeve” të autorit Ben Judah, kemi mjaftueshëm për të përfytyruar një ditë të çuditshme por tipike në jetën e njeriut që urdhëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan DailyStar.

Duke u zgjuar vonë, Putinit i pëlqen të ngrihet nga shtrati në orën 12:00 dhe menjëherë pasi aty të ketë ngrënë. Gjiza është gjithmonë në tabakanë që i cohet në shtrat së bashku me një omëletë.

Megjithatë, mëngjesi më i preferuar për Putinin mbetet një pjatë me vezë thëllëza që i shoqëron me lëng frutash.

Për çdo gjë që ai ha, së pari ushqimit i bëhet një test për t’u siguruar që nuk është me helm.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024