Sport
Dështon transferimi i Mba, Partizani e gjen pasuesin e Skukës në Holandë
Demokracia
20:27 | 24 Janar 2023

Share:

Një ditë pas largimit të Xhuliano Skukës drejt klubit të Metz në Francë, Partizani ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit i cili pritet të jetë alternativa e re në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Xhovani Kolela. Sulmuesi i ri është 20-vjeçari Fabian Shahaj.

Lojtari i cili ka luajtur në Holandë në këto vite, duke qenë pjesë e klubit të Ado Den Hag, është huazuar te të kuqtë për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa do të shihet në vijim nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve edhe pas kësaj eksperience 6 mujore.

Mediat shqiptare ditëve të kaluara raportuan se Partizani po e sheh sulmuesin e Trepçës ’89, Christian Mba, si zëvendësues të Skukës.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin holandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar. Shahaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin tonë./Panorama

Të ngjashme