Lajme
Dështimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, opozita fajëson VV-në: 62 çështje në pritje, VV-ja ka dështuar
Demokracia
16:18 | 21 Shkurt 2024

Share:

Me mungesë të kuorumit po përballet edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Mbledhja e sotme e kryesisë, ku pritej të diskutoheshin disa çështje të rëndësishme, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Kjo ka bërë që opozita të fajëson partinë në pushtet për neglizhencë në punë.

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka vlerësuar se kjo tregon për një degradim të punës në Kuvendin e Kosovës.

E pat se sot nuk kishte kuorum për mbledhje. Po e shohim që ka një degradim të punës. Janë disa pika që presin të shqyrtohen e ne kemi zvarritje në punën e institucionit. Javën e ardhshme PDK-ja do ta shqyrtojë migrimin e qytetarëve të Kosovës, do të shohim nëse qeveria do jetë prezentë”, ka thënë Deliu-Kodra, pas mbledhjes.

Edhe me kritik ndaj VV-së është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka vlerësuar se organi më i lartë legjislativ vazhdon të jetë në një periudhë sfiduese.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se dështimi i seancave plenare theksojnë nevojën për të rikthyer rendin parlamentar.

Sipas tij, në këtë aspekt ka VV-ja ka dështuar.

Me 62 çështje (pika) ende pa u zgjidhur, kuvendi vazhdon te mbetet ne një periudhë sfiduese. Dështimi i seancave plenare thekson nevojën për të rikthyer rendin parlamentar, VV ka deshtuar. Koha e LDK-së po vjen”, ka shkruar Gashi.

I shqetësuar me dështimin e kësaj mbledhje është shprehur edhe shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiti.

”Si e pat edhe sot dështoi mbledhja e kryesisë, janë mbledhur 62 pika dite, kjo agjendë tani ka disa ligje e prej tyre disa janë të reja që prekin qytetarët”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar arsye e dështimit të kësaj mbledhje.

Në një konfernecë për media, ajo ka thënë se kryeparlamentari Glauk Konjufca ka caktuar

“Sot Kryesia e Kuvendi nuk e kishte kuorumin për vendimmarrje. Mungonin dy nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit. Z. Kujtim Shala nga LDK-ja dhe zonja Sarnda Bogujevci. Rrjedhimisht, kryetari, sipas kompetencave të tij, cakton për nesër një seancë për pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8 dhe 14 shkurt të këtij viti. Janë 30 pika që nuk janë përfunduar nga këto dy seanca dhe kryesisht kanë të bëjnë me votime”, ka thënë Kusari-Lila.

Përveç Kryesisë së Kuvendit, me mungesë të kuorumit vazhdimisht në këtë legjislaturë është përballur edhe Kuvendit i Kosovës.

Ndonëse partia në pushtet e ka shumicën në Kuvend, seancat parlamentare kanë dështuar vazhdimisht.

Të ngjashme