Lajme
Dështimet dhe gënjeshtrat e Besnik Bislimit për dialog
Demokracia
17:46 | 23 Shtator 2023

Share:

Kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi s’mund të lavdërohet se ka pasur sukses në procesin negociues me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Republikës, Besnik Bislimi e kishte quajtur të papranueshme krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë të realizuar kohë më parë, ai ishte zotuar se do të largohet nga dialogu në rast se themelohet Asociacioni, transmeton Demokracia.com

“Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se “do të krijohet Asociacioni”, qoftë edhe me kompetenca jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk do të jetë në dialog”, kishte thënë ai.

Tash Asociacioni është pika kyqe e marrëveshjes por  Besnik Bislimi s’ka dhënë dorëheqje, duke gënjyer publikisht.

Vlen të kujtojm se VV kishte ardhur në pushtet duke thënë se ata s’do ta pranojn Asociacionin apo “Zajednicën” por duket se partia e Kurtit i ka harruar këto premtime.

Asociacioni apo Zajednica nuk është e vetmja pikë ku Bislimi ka dështuar.

Ai vet publikisht e ka pranuar se Kosova ka bërë lëshim duke e hequr njohjen si pikë nga marrëveshja.

Pastaj, doli akuzoi mediat se ia kanë ndryshuar deklaratën por ai harroi se deklarimi i tij ishte postim në Facebook.

A e ka luksin Kosova që të vazhdoi me dështime në dialog?/Demokracia.com/

 

Të ngjashme