Lajme
Dëshmia e ushtarit rus: Po pimë ujë nga pellgjet me bretkosa të ngordhura, luftojmë me armë të shekullit të 19-të
Demokracia
14:27 | 05 Prill 2022

Share:

Të shumta janë dëshmitë e ushtarëve rusë që tregojnë se sa të papërgatitur ishin ata kur Vladimir Putin urdhëroi nisjen e sulmeve në Ukrainë.

Rekrutët rusë kanë treguar se po u jepen pushkë të shekullit të 19-të për të luftuar, e po ashtu se janë detyruar të pinë ujë nga pellgje të mbushura me bretkosa të ngordhura për shkak të mungesave që kanë pasur.

Ushtarët në rajonin e Donbasit, të mbështetur nga Rusia, kanë folur për mënyrën se si janë dërguar për të luftuar forcat e Ukrainës pa stërvitje, ndërsa Rusia ka rekrutuar shumë persona të patranjuar për të mbushur ‘boshllëqet’ në frontin e luftës.

Një nga ushtarët, një student i rekrutuar në fund të shkurtit, tha se një bashkëluftëtar i kërkoi atij të përgatitej për të zmbrapsur një sulm të afërt nga forcat ukrainase në jugperëndim të Donbasit, ndërkohë që ai nuk dinte të gjuante me një armë automatike, raporton Daily Mail. Studenti dhe njësia e tij qëlluan kundër ukrainasve dhe i shpëtuan kapjes, por ai u plagos në një betejë të mëvonshme.

Ai tha se në një moment u detyrua të pinte ujë nga një pellg i ndyrë plot me kufoma bretkosash për shkak të mungesës së furnizimeve. Dy burime të tjera në kontakt me të tërhequrit thanë gjithashtu se ushtarët janë detyruar shpesh herë të pinë ujë të papastër për shkak të mungesave.

Dëshmitë e rekrutëve, miqve dhe familjarëve të tyre erdhën pasi krimet e kryera nga ushtarët rusë pushtues vazhduan të zbuloheshin, dhe siç pretendonte Kievi, numri i të vdekurve të Rusisë në Ukrainë është afër 20,000.

Të ngjashme