Lajme
Deri nesër kanë afat të largohen nga Shqipëria, diplomatët iranian djegin dokumente në ambasadë
Demokracia
22:52 | 07 Shtator 2022

Share:

Orët kalojnë dhe diplomatët iranianë në ambasadën iraniane në Tiranë duhet të vazhdojnë përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria para mesdrekës të së enjtes.

Një makinë tip “Audi” hyn dhe del shpesh herë nga ambasada, por nuk është e qartë nëse ka persona që hyjnë apo dalin nga godina.

Ndërkohë, një makinë transporti ka sjellë një fuçi, ku po digjen dokumentet që ndodhen në zyrat e ambasadës. Nga oborri duket tymi i flakëve.

Top Channel raporton se ka ardhur një postier nga Ministria e Jashtme, që ka sjellë një sqarim tjetër, pas dorëzimit të notës për largimin e diplomatëve. Ata kanë afat për t’u larguar deri të enjten në orën 12:00.

LEXO EDHE: 

Brishtësia e shtetit përballë sulmeve kibernetike

Në ambientet e jashtme të ambasadës u panë dhe forca të policisë, por pasi u përballën me portën e mbyllur me dry, janë largua sërish.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama tha se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe atë të sigurisë.

Të ngjashme