Lajme
Deri në 60,000 njerëz do të evakuohen nga Khersoni për gjashtë ditë
Demokracia
09:17 | 19 Tetor 2022

Share:

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin e pushtuar të Khersonit kanë paralajmëruar për kohë “të vështira”, ndërsa trupat ukrainase po avancojnë.

Moska, mbrëmë, konfirmoi se evakuimet do të ndodhin nga qytetet në bregun e djathtë të lumit Dnipro, për shkak të frikës rreth një dige aty pranë.

Këtë mëngjes, shefi i vendosur nga Rusia, Vladimir Saldo, tha se 50,000 deri 60,000 njerëz do të zhvendosen në Rusi – dhe në bregun e majtë.

Evakuimi ka të ngjarë të zgjasë gjashtë ditë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS të ketë thënë Saldo.

Më parë, zyrtari i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, tha se “beteja për Khersonin” do të fillojë në “të ardhmen shumë të afërt”.

Në orën e fundit, Stremousov tha se situata është “e pandryshuar”.

“Mbrojtja në periferi të rajonit Kherson qëndron ende dhe është e gatshme të zmbrapsë çdo sulm të mercenarëve ukro-nazist”.

“Ne nuk e heqim nga rendi i ditës çështjen e bombardimeve të mundshme të bregut të djathtë të rajonit Kherson, prandaj kërkojmë nga civilët të kalojnë në bregun e majtë për të shmangur viktimat civile”, tha ai.

Të ngjashme