Lajme
Dërguti: Ligësi, tepër e ulët të sulmohen ata që janë në Hagë
Demokracia
22:02 | 06 Prill 2023

Share:

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se nuk është aspak pozitive nëse ka deklarata sulmuese dhe ofenduese ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë në procese gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se debatet e këtij niveli që u përmendën më lartë nuk duhet të jenë aktuale në këtë fazë që është vendi.

“Për mua është shumë ligësi, jashtëzakonisht është i ligë, pavarësisht kush është ai që është në burg është i pabarabartë me ty sepse nuk mund të kundërpërgjigjet, dhe e shfrytëzon rastin në pikën kur janë kështu, shumë të dobët të synosh edhe t’u sulmosh”.

“Mendoj që kjo është tejet e ulët për dikë që tenton të veçohet si analist dhe intelektual, mendoj se është shumë e gabuar dhe e padrejtë. Ky lloj i debatit nuk na duhet në këto momente, mund të flasim për çështjet që lidhen me gjykatën me shqetësimet tona dhe jo në këtë formë ku fillojmë të polarizojmë. Me fillu e me i shajtë e ofendu njerëzit që nuk mund të përgjigjen është shumë e ulët”, ka thënë Dërguti.

Të ngjashme