Lajme
Dera Nr.17 – Banesa në Prishtinë që shërbeu si Shtabi i parë i UÇK-së në vitin 1994
Demokracia
11:10 | 17 Shkurt 2024

Share:

Në një banesë në Prishtinë, në katin e katërt, në derën numër 17, në vitin 1994 ishte themeluar shtabi i parë qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atëherë kur pak veta dinin për UÇK-në aty mblidheshin udhëheqësit e saj.

Nait Hasani ishte njeriu që e drejtonte këtë shtab.

Banesa ishte lëshuar nga një person i quajtur Selman Selmani nga qyteti i Vitisë.

Aty shtabi qëndroi për tri vjet, deri në vitin 1997, kur edhe filloi lufta e hapur.

Të ngjashme