Lajme
Mushkolaj: Kosova ka një draftstatut që e ka pranuar
Demokracia
21:02 | 23 Maj 2024

Share:

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kosova tashmë e ka një draftstatut të Asociacionit të pranuar pavarësisht deklarimeve që ka pasur vërejtje dhe kundërshti.

Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin është shprehur se draftstatuti është pranuar dhe nuk ka pasur asnjëherë komente shtesë që janë dërguar në Bashkimin Evropian.

“Ne e kemi një draftstatut të cilin e kanë pranuar BE-ja.  Qeveria ka thënë se atë draft e kanë pranuar, pavarësisht që ka pasur vërejtje dhe kundështi jo të mëdha., Por drafti është pranuar. Është thënë se do të dërgohen komente shtesë, por siç dihet këto janë deklarata për konsult të brendshëm. Asnjë koment shtesë nuk është dërguar zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Ai draft që është prezantuar Kosovës nga BE-ja është pranuar si i tillë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj  për letrën e dërguar në BE nga ministrja, Donika Gërvalla Shwarts, ka thënë se është dërguar në adresën e gabuar dhe kot.

Të ngjashme