Lajme
Deputetja ukrainase mësohet si ta përdor kallashnikovin: Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë si burrat tanë
Demokracia
22:38 | 25 Shkurt 2022

Share:

Deputetja ukrainase, Kira Rudik ka treguar se është mësuar si ta përdor kallashnikovin dhe si të mbajë armë.

Rudik përmes një cicërime në Twitter tha se gratë ukrainase do ta mbrojnë tokën e tyre njësojë si burrat.

“Mësova si të përdori Kalashnikov dhe si të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. #Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si #burrat tanë . GO #Ukrainë “, shkroi deputetja ukrainase.

Kujtojmë se sot është dita e dytë prej kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës.

Të ngjashme