Lajme
Deputetja e PDK-së për draft statutin: Kushtetuesja do ta thotë fjalën – Asociacioni duhet t’i tejkalojë interesat partiake e personale
Demokracia
22:07 | 08 Nëntor 2023

Share:

Ariana Musliu Shoshi, nga PDK-ja ka thënë se Asociacioni është çështje e cila duhet t’i tejkalojë interesat partiake dhe personale.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se vetëm Gjykata Kushtetuese, mund të vendosë se a është draft statusi i Asociacionit antikushtetues apo jo.

“Mendim se a është antikushtetues mund të jap vetëm atëherë kur Gjykata Kushtetuese të marrë vendim dhe na tregon se në cilat pika ka apo nuk ka shkelje kushtetuese”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi tutje theksoi se Asociacioni është obligim ndërkombëtar.

Asociacioni eshte obligim ndërkombëtar, çeshtje serioze për te ardhmen tonë e cila duhet t’i tejkalojë interesat partiake e personale.

Të ngjashme