Lajme
Deputetja e LDK-së i reagon Bislimit pas kushtëzimit ndaj BE-së, e fton për raportim në Komision
Demokracia
17:28 | 24 Korrik 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Besnik Bislimit ku në një mënyrë kushtëzohej shpallja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore me heqjen e sanksioneve nga BE-ja.

Krasniqi e ka ftuar publikisht Bislimin që të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane në lidhje me “detajet e marrëveshjes për deeskalim.”

Fjala është për marrëveshjen për deeskalim në Bratislavë për hapat e parë drejt deeskalmit.

“Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standard të politikës së jashtme. Mjaft më, ky vend e këta qytetarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu. Koordinimin nga ShBA-ja e keni zbritur tek Millan Radojiçiqi.” – ka thënë znj. Krasniqi.

Të ngjashme