Lajme
Deputetja e AAK-së: Kurti kurrë më nuk do të jetë në pushtet
Demokracia
19:22 | 04 Tetor 2022

Share:

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, kurrë më nuk do të jetë në pushtet.

Bytyqi, në Info Magazine në Klan Kosova, thotë se Qeveria Kurti nuk po di të menaxhojë asnjë situatë në vend e veçanërisht atë me arsimin, për atë edhe disa nga deputetët e pozitës po i dalin kundër, njofton Klankosova.tv.

Kurti është duke e parë që nuk po mundet me menaxhu, po ashtu po e shohim që edhe disa deputetë të pozitës i kanë dalë kundër sepse po e shohin që nuk është në mënyrën e duhur duke vepru siç duhet dhe është duke e quar vendin në zgjedhje.

Ne po e shohim që Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të jetë sërish në pushtet pas mandatit, por po e shohim që nuk është duke ditur të menaxhojë dhe nuk besoj që do të jetë më Kurti në pushtet, kurrë më”, tha Bytyqi.

Të ngjashme