Lajme
Deputetja e AAK-së: Ka klinika dhe spitale që po obligojnë mjekët me Covid të dalin në punë
Demokracia
12:24 | 02 Gusht 2022

Share:

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Ministria e Shëndetësisë po prezanton shifrat me Covid vetëm të rasteve që po raportohen, por jo gjendjen reale nga terreni. Sipas saj, shumë qytetarë po bëjnë teste rapide dhe po vetizolohen.

Tutje ajo ka thënë se ka klinika dhe spitale qe po obligojnë mjekët me rezultat pozitiv të paraqiten në punë.

Postimi i saj i plotë:

Sot kishte renje te rasteve te reja me Covid, por % e mostrës ishte ngjashem si dje dhe ditet me heret. Shumica e rasteve te dyshimta po testohen me teste rapide në shtepi dhe po vete izolohen. Ka klinika dhe spitale qe po obligojnë mjeket me rezultat pozitiv te paraqiten në punë. Poashtu kemi klinika dhe spitale qe afro 40% te stafit e kanë jashtë sherbimit.

Shifrat qe po prezantohen janë vetem maja isberg-ut. Qeveria dhe MSH po prezatojnë shifrat nga IKSHKP dhe rastet qe raportohen, por jo gjendjen reale te depistimit në teren. Minister depisto në masë popullaten e mos prezanto ate qe ju raportohet!

Të ngjashme