Lajme
Deputeti i VV-së sheh diçka që askush tjetër s’po e vëren, thotë se Qeveria Kurti ndan vlerat e njëjta me SHBA-në
Demokracia
22:18 | 08 Qershor 2023

Share:

Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket çështjes së veriut.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe strategji me SHBA-në.

“Nuk kemi asnjë impakt, edhe në kuptimin vleror e strategjik, ne ndajmë të gjitha synimet me SHBA-në. Ne e duam një Ballkan në një ballkan që jeton në paqe, ku sundon rendi e ligji. Kosova është duke ecur në këtë drejtim. Regresi është në dy vendet, Shqipëri e Serbi.”, tha Muja në Politiko në Kanal10.

Muja ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama përmes draft-dokumentit për Asociacionin të propozuar sot te krerët evropianë, ka tendecë që t’i gjej një rrugëdalje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Muja tha se për shkak të natyrës se si dy politikanët qeverisi, njëri me Serbinë e tjetri me Shqipërinë, në situata të tilla të dy politikanët e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt.

Teksa së fundmi, sipas deputetit Muja kryeministri Rama ia ka bartuar Vuçiqit lidershipin rajonal.

“Ka një afrim mes Ramës e Vuçiqit për shkak të natyrës se si qeverisinë të dy. Janëpërfaqësues të stabilokracisë në Ballkanin Perendimor, dhe këta e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt. Më herët ka qenë një rend në kuadër të Procesit të Berlinit, që Ballkani u pa me dy figura, me Vuçiqin te serbët e Ramën te shqiptarët. deklaroi Muja në Politiko.

“Personalisht e shoh, mendoj që Rama është pjesë e problemit. Që nga qëndrimet e painformuara me situatën e fundit, dhe reagimet pa ndonjë konsultim dhe njohje të situatës”, tha Muja tutje.

Të ngjashme