Lajme
Deputeti i VV-së kërkon falje për deklaratën “si me lypë prej qorrit sy”
Demokracia
16:45 | 24 Janar 2022

Share:

Në debatin që u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbëritë, për të kritikuar opozitën.

Basha tha se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”.

Kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta, prandaj Basha ka kërkuar falje publike.

Deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës, deputeti e ka quajtur “lapsus”.

Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.

Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt.

Të ngjashme